Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Lubonja: Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet

Lapsi.al 4 December 2020
Lubonja: Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet

“Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet”. Kështu ka deklaruar publicisti Fatos Lubonja në një intervistë në emisionin “Prishtinë-Tiranë” në ABC. Lubonja u shpreh se nuk është bërë ndarja mes historisë së vërtetë dhe mitologjisë. “Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve”, u shpreh Lubonja.

Pjesa nga intervista:

Fatos Lubonja: Duhet të kemi shumë histori dhe shumë historiane që shikojnë të vërtetën nga këndvështrime të ndryshme. Problemi shqiptar është që akoma nuk ka arritur të piqet historia shqiptare dhe të shkëputet nga mitet. Nuk kemi bërë ndarjen e historisë nga mitologjia. S’kemi bërë dot kuptimin e ndryshëm që kanë nga historia e vërtetë. Nëse do merremi me mitet, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kuptohen. Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve.

Baton Haxhiu: Kur është i mirë miti dhe kur bëhen i dëmshëm për historinë?

Fatos Lubonja: Mbi të gjitha duhet të them pse është i nevojshëm. Këtë e kuptojmë nëpërmjet historisë së miteve tona, miti është bashkues. Në periudha të ndryshe njerëzit janë përbashkuar në emër mitesh. Mitet kryesore që janë edhe sot si miti i Skënderbeut, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ janë farkuar nga rilindësit për t’i dhënë një identitet shqiptarëve dhe t’i bashkojë. Kur Vaso Pasha thoi mos vështroni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria nëkuptohej se ndsrja ka qenë e madhe. Kjo ka qengj një thirre për të bashkuar shqiptarët. Kur i hiqet vargu i parë dhe kthehet në mit, dhe bën se feja e shqiptarit është shqiptaria. Që nuk është e vërtetë. Këtu është dallimi mes historsë dhe mitologjisë.

Baton Haxhiu: A ka mite beninj dhe malinj?

Fatos Lubonja: Është qesharak të ndërtosh mitin e Aleksandrit të Madh në Maqedoni dhe Skënderbeut në Shqipëri. është mit i mburrjes kombëtare. Ky mendim mitologjik kur nuk zhvillohet mendimi kritik. Kam gjithë respektin për Nënë Terezën, është e njëjta mënyrë që kanë marrë Skënderbeun në shekullin e 18.

Baton Haxhiu: Skënderbeu e ka pasur nënën serbe, e keni thënë ju

Fatos Lubonja: Kur unë kam përmendur nënë serbe e kam përmendur në kontekstin historik për të thënë se në periudhën e Skënderbeut dhe them që e ka pasur nënë sllave dhe në betejën e Kosovës kanë luftuar edhe sllavët në emër të Krishtërimit. Unë i them këto për të përshkruar se ku lind se rruga e armiqësisë me serbët fillon në periudhën e nacionalizmit dhe miti i Kosovës së tyre është miti i betejës së humbur që kërkon rifitore. Miti i Skënderbeut te ne është kthimi në kohën e artë të Skënderbeut këtu lind nevoja e njohjes së historisë. /abcnews.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43