Flash

Zgjerohet hendeku/ Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra

Lapsi.al 27 November 2020
Zgjerohet hendeku/ Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më

Pabarazitë në arsim po rriten dita-ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra. Thellimi i pabarazive në arsim shtron premisat për thellimin e hendekut pasuror në të ardhmen. Nga të dhënat e INSTAT shihet se në vitin 2019 familjet e pasura, që përfshihen në 20% me të ardhurat më të larta, i kushtuan arsimit gati 7% të shpenzimeve mujore, ndërsa familjet e varfra ato në 20 për qindëshin me të ardhura të ulëta shpenzuan për arsimin vetëm 0.2% të buxhetit mujor. Nga të dhënat shihet se, shpenzimet e familjeve të “pasura” janë 34 herë më të larta se ato të familjeve të varfra.

Më shumë se mungesa e fondeve, familjet në nivelin e poshtëm të të ardhurave nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur arsimit, përderisa shpenzojmë më shumë nga buxheti i tyre për t’u argëtuar. Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektivën e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2% të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim. Siç shihet nga të dhënat e INSTAT, familjet me të ardhura të larta i kanë rritur shpenzimet për arsim me ritme shumë më të larta se familjet e varfra në dekadën e fundit.

Në vitin 2009, familjet me të ardhura të larta çonin 3.8% të shpenzimeve të tyre mujore për shërbimet arsimore, ndërsa në vitin 2019, ky tregues ishte 6.9%. Familjet më të varfra në vitin 2009 i dedikuan vetëm 0.1% të buxhetit të tyre mujor shërbimeve arsimore, ndërsa në vitin 2019 ky tregues ishte 0.2% Në të gjithë botën, arritjet arsimore janë guri i themelit për të ndryshuar perspektiven ekonomike të një vendi, ndërsa barazitë në arsim sigurojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të ekonomisë./ MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Situata metereologjike në vendin tonë sipas Meteroalb, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të lehta që do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit tonë...

07:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI