Flash

Trump nuk 'dorëzohet': Biden do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë nëse provon se votat që ka marrë nuk janë vjedhur

Lapsi.al 27 November 2020
Trump nuk 'dorëzohet': Biden do të drejtojë

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se Joe Biden ka për tu futur në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur të provoj që votat e tij nuk janë të vjedhura. Në një postim që ka bërë në Twitter, ai është shprehur se 80 mulion votat qesharake që Biden mori janë në zgjedhje janë të manipuluara. Më tej, ai shkroi se në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee është bërë manipulim i votave dhe se Biden ka një problem të madh për të vërtetuar se votat nuk janë të vjedhura.

“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur të shihni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!“, shkroi ai.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Donald Trump humbi ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden. Trump nuk e ka pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve duke argumentuar se janë të manipuluara.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI