Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Pavarësisht skepticizmit nga rezultatet, Britania e Madhe hap dritën e gjelbër për vaksinën e AstraZeneca

Lapsi.al 27 November 2020
Pavarësisht skepticizmit nga rezultatet, Britania e Madhe hap dritën e

Pavarësisht pikëpyetjeve të ekspertëve lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat për vaksinën e kompanisë AstraZeneca, Britania e Madhe i ka dhënë dritën jeshile pikërisht kësaj vaksine.

AstraZeneca ka thënë se mund të ndërmarrë një studim tjetër për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Britania i kërkoi entit rregullator të qeverisë të shqyrtojë nëse vaksina është gati për prodhim në masë.

Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, sasia më e madhe që ajo ka porositur krahasuar me çdo vaksinë tjetër kandidate, shkruan Voa.

Disa shkencëtarë ngritën dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që treguan se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nëngrup pjesëmarrësish në prova, të cilëve gabimisht iu dha në fillim një gjysmë doze, e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në garën globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, ajo e AstraZeneca-s mendohet se ofron një nga variantet më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI