Flash

Hajdari: Dënoj atë që po ndodh me numrin e viktimave, ka ardhur koha që politika të ngrihet aty ku i takon

Lapsi.al 26 November 2020
Hajdari: Dënoj atë që po ndodh me numrin e viktimave, ka ardhur

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari u shpreh sot në Kuvend kundra asaj që po ndodh me numrin e viktimave prej pandemisë COVID-19, ku dy forcat kryesore politike shprehin qasje të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh me numrin e viktimave.

Hajdari tha se ka ardhur koha që politika të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mendojë për qytetarët.

“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik.

Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve. Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, komunikim të sinqertë e transparent, s’mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin, të ndalim sherret. Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh.

Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill”,- tha Hajdari.

Të këshilluara

Grupet e gjakut më rezistentë ndaj Covid-19

Grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus. Ky ka qenë përfundimi në të cilin ka dalë një grup studimi në Kanada. Në bazë të të dhënave të studimit t...

10:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI