Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Epidemiologu: Covid-19 do qëndrojë mes nesh aq ditë, sa shohim njerëz pa maska

Lapsi.al 24 November 2020
Epidemiologu: Covid-19 do qëndrojë mes nesh aq ditë, sa shohim

Epidemiologu Skënder Murtezani në një lidhje me Skype nga SHBA-ja me “Abc-në e mëngjesit” tha se Covid-19 do të qëndrojë mes nesh për aq kohë sa do të shohim njerëz që nuk mbajnë një maskë. Ai shtoi se “asnjë qeveri nuk mund të jetë e fortë nëse nuk vetëdijësohet popullata” për të përballuar këtë luftë biologjike.

“Nuk është aq e lehtë, është një qëndrim shumë i vendosur i të gjitha atyre që jetojnë në një qytet apo shtet ashtu si një mënyrë të organizuar e ka bërë Kina, Zelanda e Re dhe Vietnami. Unë kam parë rrugëve të Tiranës njerëz që mbajnë maskën tek mjekra apo fare. Kam një qëndrim ekstrem që Covid-19 do të qëndrojë mes nesh aq ditë sa njerëz shohim pa maska.

Mendoj se është një qëndrim i drejtë. pa njeriun virusi nuk mund të shumohet, nëse një grup njerëzish nuk e mbajnë maskën do të qëndrojë mes nesh dhe janë aleatë të virusit.  Populli duhet të dijë se vetëm e fiton luftën, asnjë qeveri nuk do të jetë e fortë nëse vetëdijësohet vetë popullata.

Ndoshta do të jemi afër fitores kur një nxënës i fillores do t’i thotë një polici të lutem mbaje maskën pak më mirë. Kjo është luftë biologjike, nëse nuk jemi bashkë më frikëson pak, të gjithë duhet të jemi bashkë t’i harrojmë ndasitë dhe ta fitojmë këtë luftë dhe mund ta bëjmë.”, tha epidemiologu.

Të këshilluara

Rama: Spitali Covid4 është gati

Edi Rama nisi ditën sot me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus. Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të l...

08:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI