Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Lubonja: Pse Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid në Europë

Lapsi.al 23 November 2020
Lubonja: Pse Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid

Analisti Fatos Lubonja thotë se për shkak të sistemit shëndetësor që është krijuar ndër vite, Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid 19 në Europë.

“Detyra jonë si gazetarë është të futemi atje, ndërkohë që mosbesimi i shqiptarëve në sistemin tonë shëndetësor, është shumë i thellë. Ka histori të gjatë në këtë sistem që kemi ndërtuar. Për mendimin tim për shkak të këtij sistemi ku edhe mjekët kanë përgjegjësi të mëdha, është vendi më i rrezikuar në Europë nga Covid 19”, - tha Lubonja në emisionin Real Story në News 24.

Duke u ndalur tek numri i vdekjeve nga Covid, Lubonja lexoi edhe mesazhin e një mjeku.

“Tani më erdhi një mesazh nga një mjek shqiptar në Gjermani dhe më thotë se nëse 400 nga ata që ishin në spitalin e Covid, pra 45% të gjithë të vdekurve, kjo është një shifër shumë e lartë dhe sipas interpretimit të OBSH i vdekur nga Covid konsiderohet në tre opsione: nga Covid, supozohet që është vdekje Covid dhe Covidi ka kontribuar në këtë vdekje. Dyshimi është gjithmonë i shëndetshëm.

Është detyra jonë si gazetarë që të mos jemi as më opozitën, që me qeverinë, dhe t’i themi publikut të vërtetat. Unë e dëgjova Bashën dhe ajo që kërkova ishte investigimi. Ato 400 e ca emrat që ishin në listë, por që nuk janë raportuar si fatalitete, ishin ata që ishin me Covid, por nuk kishin vdekur nga Covid. Rama nuk hodhi asnjë argument që është gënjeshtër ajo e Lulzim Bashës, por vetëm shau. Duhet një instancë e pavarur që të kontrollojë.” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pandemia, Mali i Zi vendos orën policore

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi vendosi një ndalim të daljes nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Me këtë rast u ven...

16:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI