Flash

Debat mbi UÇK-në/ PS komision hetimor ndaj Bashës, Majko: Retorikë, jemi përpara zgjedhjeve

Lapsi.al 14 November 2020
Debat mbi UÇK-në/ PS komision hetimor ndaj Bashës, Majko:

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar thjesht retorikë dhe kapital politik debatin e fundit qeveri-opozitë si dhe ngritjen e komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut në Kosovë.

“Ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme” tha Majko.

Në një intervistë për televizionin “Abc news”, Ministri i Diasporës ka thënë se ndonëse kjo e tërë për të është retorikë e pastër, ai nuk parashikon një zbutje të toneve.

“Jo! Nuk besoj, të jemi të sinqertë, kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do të ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptarë është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re” u shpreh ai.

 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI