Flash

Ironia e akuzave të pandemisë/ Rama thumbon opozitën duke përsëritur të njëjtin refren

Lapsi.al 14 November 2020
Ironia e akuzave të pandemisë/ Rama thumbon opozitën duke

Nga Vlora, kryeministi Edi Rama ka vijuar me sulmet ndaj opozitës lidhur me akuzat mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Ramës, shpresat e opozitës për të marrë pushtetin varen nga Covid-19. Megjithatë teksa ndante me publikun arritjet e qeverisë lidhur me këtë situatë, kryeministri nuk ka mundur të gjejë një alibi tjetër për gjendje e spitaleve Covid dhe i është rikthyer refrenit të një dite më parë duke risjellë në mendje një mesazh që kishte marrë nga një personalitet i njohur shqiptar, emrin e të cilit nuk e bëri publik, në lidhje me spitalet covid.

Për të dytën ditë radhazi, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se personi në fjalë i kishte shkruar se pasi kishte parë gjendjen në spital (duke qenë se ishte prekur nga Covid-i)  kishte arritur të flinte gjumë i qetë.

“Një personalitet më një moshë të thyer që më shkruan: "Më në fund kam mundur që të fle gjumë. Pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi. Se nëse më ndodhte që infektohesha, nuk do të kem mundësi që të gjejë një shtrat me mjekët mbi kokë në këtë spital” përsëriti kryeministri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI