Flash

Covid-19 në Shqipëri, 490 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 13 November 2020
Covid-19 në Shqipëri, 490 raste të reja dhe 7 viktima në 24

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, në 24 orët e fundit, janë kryer 2508 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 490 persona. Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI