Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjoba 692 qytetarë pa maska dhe 9 lokale të cilët kanë shkelur masat anti-COVID. 27 qytetarë janë gjobitur pasi kanë thyer karantinën dhe kanë dalë pas orës 22:00. Në polici janë shoqëruar 8 persona, që nuk treguan mjetin e identifikimit, më pas ata u gjobitën me nga 3 mijë lekë dhe u lanë të lirë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.