Arqipeshkëvi i Tiranës, George Frendo mbrëmjen e djeshme u dërgua në Itali për mjekim të specializuar pasi rezultoi me koronavirus. Frendo u transportua një avion të Forcës Ajrore Italiane, i vendosur në një kapsulë, njëlloj si Kryepeshkopi Janullatos.
Aktualisht arqipeshkvi ndodhet në një spital në Bari ku po kurohet. Ai u infektua disa ditë më parë dhe mbrëmë me rekomandim të mjekëve u transportua në spital në Tiranë, e më pas drejt Italisë.