Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Berisha: Nuk akuzoj Thaçin për vrasje, por për tradhti kombëtare të varet në shtyllën e historisë

Lapsi.al 11 November 2020
Berisha: Nuk akuzoj Thaçin për vrasje, por për tradhti

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e ka vrarë gazetarin Ali Uka.

“Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Ali Uka është vrarë dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, - ka thënë Berisha në Rtv Dukagjini.

Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht.

“Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dal publikisht me akuza ndaj Thaçit”, - ka thënë Berisha.

Megjithatë Berisha nuk u kursye në akuza të tjera për Thaçin për të cilin tha se ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin. Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës. Së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Prandaj, në qoftë se unë s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar akuza e Gjykatës Speciale, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të 3 në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata me dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, - u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI