Flash

PD: 1 vit pas tërmetit, qeveria ka ndërtuar vetëm 1.4% të totalit të banesave të dëmtuara

Lapsi.al 3 November 2020
PD: 1 vit pas tërmetit, qeveria ka ndërtuar vetëm 1.4% të

 Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, është shprehur se 1 vit pas tërmetit, vetëm 1.4 % e banesave janë ndërtuar. Ndërsa në Thumanë, shkruan Teliti, nuk ka ende asnjë shtëpi dhe godinë publike të ndërtuar.

"ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti",.

Të këshilluara

Plagoset me armë zjarri 31-vjeçari nga Laçi

Një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës i plagosur me armë në këmbë. I riu është marrë në pyetje pas asistencës mjekësore...

08:39

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët dhe mundësia për reshje është e ulët. Sipas Me...

08:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI