Flash

Orë terrori në Vjenë/ 4 viktima, të plagosur, shpërthime dhe pengje

Lapsi.al 2 November 2020
Orë terrori në Vjenë/ 4 viktima, të plagosur,

4 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë pranë një sinagoge në qendër të Vjenës. Policia vendase njoftoi se kanë qenë të paktën 2 persona që kanë hyrë në sinagogë dhe kanë hapur zjarr.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por atentatorët i janë përgjigjur me armë duke lënë të vrarë një polic. Nga burime zyrtare mësohet se forcat e rendit kanë arritur të ekzekutojnë njërin prej autorëve ndërsa një person tjetër është arrestuar.

[video width="1136" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-02-at-21.30.12.mp4"][/video]

Dëshmitarë okularë i thanë lapsi.al se në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime eksplozivi. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga më shumë se një person.

Sipas medieve lokale gjatë sulmit u morën edhe disa pengje në një restorant në rrugën “Mariahilfer Strasse” në zemër të qendrës historike të Vjenës. Policia po zhvillon një operacion masiv në zonë.

Forcat e rendit kanë kërkuar që banorët të qëndrojnë brenda në shtëpi. Në ajër dëgjohen të fluturojnë helikopterë duke krijuar një situatë terrori në kryeqendrën austriake. ©LAPSI.al

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-02-at-22.40.11.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-02-at-21.35.32.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI