Flash

Gara Trump – Biden/ Kush po i fiton shtetet e lëkundura një ditë para zgjedhjeve në SHBA

Lapsi.al 2 November 2020
Gara Trump – Biden/ Kush po i fiton shtetet e lëkundura një

Joe Biden po kryeson ndaj Donald Trump në sondazhet kombëtare për zgjedhjet presidenciale. Kjo, gjithsesi nuk ia garanto fitoren kandidatit demokrat. Hillary Clinton gjithashtu kishte një epërsi të qartë ndaj Trump në sondazhe për pothuajse gjatë gjithë fushatës së 2016-ës. Ajo përfundoi duke humbur në kolegjin zgjedhor.

Kjo për shkak se sistemi i votimit presidencial i cakton secilit shtet një numër votash në kolegjin elektoral, të cilat shkojnë të gjitha për fituesin e shtetit pavarësisht nga marzhi i fitores (me përjashtim të Nebraska dhe Maine). Vetëm pak shtete janë të lëkundur dhe ndoshta do të vendosin ata rezultatin përfundimtar.

Çdo ditë, gjurmuesi i sondazheve të gazetës “The Guardian” merr një mesatare të sondazheve në 8 shtete.

Në mënyrë që të gjurmojë se si po zhvillohet gara në shtetet që mund të vendosin zgjedhjet, 6 nga këta 8 shtete ku është përqendruar studimi janë ata që u kthyen në krahun e Trump në 2016 pasi mbështetën Barack Obamën në 2012. Arizona dhe Carolina e Veriut iu shtuan studimit për shkak se ato mund të na tregojnë për peizazhin elektoral që zhvendoset.

Duhet të keni parasysh që sondazhet (veçanërisht disa sondazhe të shteteve të lëkundura) nënvlerësuan mbështetësit e Trump në 2016. “The Guardian” thotë se nuk është i sigurt se pavarësisht se e kanë siguruar ata që organizojnë sondazhet e kanë korrigjuar këtë. Për më tepër, thotë The Guardian ata që organizojnë sondazhet mund të mbivlerësojnë mbështetjen për kandidatin demokrat (shumë njerëz thonë se do të votojnë për Biden ndryshe nga sa rezulton në të vërtetë). Më poshtë vijnë sondazhet një ditë para zgjedhjeve, por mbajeni parasysh këtë që u tha më lart.

Sondazhet kombëtare

Mesatarja e fundit e sondazheve e vë Biden përpara Trump edhe në shkallë kombëtare. Gjurmuesi kombëtar i sondazheve është një tregues i dobët se si shtetet vendimtare do të ndikojnë te zgjedhjet. gjithsesi, një epërsi e fortë e sondazheve në të gjithë vendin mund të tregojë se si po zhvillohet gara.

Të martën, 3 nëntor 2020, amerikanët do të votojnë për presidentin e tyre të ardhshëm, me një zgjedhje midis Donald Trump, republikanit në detyrë, ose kundërshtarit të tij demokrat, Joe Biden. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI