Flash

'Ne me fakte, Erion Veliaj me mashtrime', Jorida Tabaku i drejton disa pyetje kryebashkiakut për gjimnazin "Sami Frashëri" (VIDEO)

Lapsi.al 2 November 2020
'Ne me fakte, Erion Veliaj me mashtrime', Jorida Tabaku i drejton disa

Ish-deputetja e PD-se, Jorida Tabaku, shkruan se gjimnazi 'Sami Frashëri' u prish pa projekt. Përmes një postimi ne Facebook ajo i drejton disa pyetje kryebashkiakut Erion Veliaj.

Reagimi i plotë

Sado i zoti, genjeshtari se fiton dot kurrë betejwn me të vërtetën. Edi Rama dhe cirku i tij i rindërtimit nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin që fshihet pas shembjes së gjimnazit Sami Frashëri. Nuk ka videomontazh manipulues apo projekt 3D që të mbulojë gënjeshtrat. Gjimnazi Sami Frashëri është prishur pa patur projekt për ndërtimin e tij dhe ndërtimi i tij nuk do të bëhet me fondet e BE por me lekët e taksapaguesve. Le të gjejë kohën montazhieri kryeminister dhe t’i përgjigjet këtyre pyetjeve:

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se te prishej dhe Veliaj tha qe rron me vite?

2. Me cfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Pra ku u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt?

4. Ku është procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri pse nuk është bërë publike?

5. Pse shkollat e Ramës dhe Veliaj janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro?

Kush dhe përse gënjen kaq hapur qytetarët kuptohet që ka për të mbuluar një aferë edhe më të korruptuar!

Ps. Situata tek Sami Frasheri paraditen e sotme

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI