Flash

Covid në Greqi, izolohet Selaniku për dy javë, banorët dalin nga shtëpia vetëm me SMS

Lapsi.al 2 November 2020
Covid në Greqi, izolohet Selaniku për dy javë, banorët dalin

Mediat greke raportojnë se qyteti i Selanikut do të izolohet dhe se qytetarët do të mundin të dalin nga shtëpia vetëm me sms. Shkollat do të jetë të hapura dhe të gjithë që duan të dalin nga shtëpia do të lejohen të dalin vetëm për arsye shëndetësore dhe duhet që lëvizja e tyre të konfirmohet me një sms.

Sakaq, qyteti është izoluar totalisht, pasi nuk lejohet që të dalësh apo të futesh në Selanik. Masat do të jenë në fuqi nga nesër për 14 ditë dhe më pas do të vijohet në bazë të numrave të të infektuarve. Ishte ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias që ka njoftuar masat e reja.

“Do të vendoset një bllokim lokal, në Njësitë Rajonale të Selanikut dhe Serres, nga ora 6 e mëngjesit, nesër e martë, 3 nëntor 2020, për 14 ditët e ardhshme. Shkollat do të qëndrojnë të hapura, për të dal nga shtëpia do të dërgoni sms, siç funksioni edhe në fillim të pandemisë. Udhëtimi lejohet për arsye shëndetësore dhe punë’, tha Kikilias.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI