Flash

Pikëpyetja/ Me ç'vendim u mbyllën universitetet?

Lapsi.al 2 November 2020
Pikëpyetja/ Me ç'vendim u mbyllën universitetet?

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë shtron pyetjen nëse ka vendim zyrtar për mbylljen e universiteve.

Drejtuesi i VV në Tiranë, Bojken Abazi ka reaguar me një status në Facebook ku ngre pyetjet se me ç'vendim janë mbyllur universitetet.

"A është publikuar diku me shkrim vendimi zyrtar për mbylljen e universiteteve në Shqipëri? Kur, ku, nga kush? Çfarë përmban teksti zyrtar i vendimit? Kur i është komunikuar universiteteve dhe studentëve?" - shkruan Abazi.

Mbyllja e menjëhershme e Universiteteve ka axhituar studentët të cilët janë derdhur në protesta sot në Tiranë, pasi mbyllja i gjeti të papërgatitur dhe pasi ata kishin bërë shpenzimet për universitetin. Studentët zhvilluan takim edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ende nuk dihet çfarë masash do merren për të qetësuar situatën, pasi në të kundërt rrezikohet që protestat të eksalojnë në përmasa më të mëdha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI