Flash

PD: Propagandë tek 'Sami Frashëri', aty nuk po punohet

Lapsi.al 2 November 2020
PD: Propagandë tek 'Sami Frashëri', aty nuk po punohet

Jorida Tabaku denoncon se në shkollën “Sami Frashëri” nuk punohet, pavarësisht deklaratave të qeverisë dhe bashkisë se kanë filluar punimet.

Në një postim në Facebook, ish-deputetja e PD, thotë se qeveria edhe në kohë pandemie e ka mendjen tek propaganda. Qëllimi është vjedhja thotë ajo.

“Tërmeti dhe pandemiagrisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda” - shprehet mes të tjerash Tabaku.

Denoncimi 

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.

Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI