Flash

VIDEO/ Si doli blof Taulant Balla për hapjen e negociatave

Lapsi.al 1 November 2020
VIDEO/ Si doli blof Taulant Balla për hapjen e negociatave

Miratimi me konsensus i reformës elektorale dhe sipas rekomandimeve të OSBR-ODIHR ishte një nga kushtet kryesore të Bundestagiut gjerman, por edhe Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mazhoranca dhe opozita brenda dhe jashtë parlamentit arritën marrëveshjen e 5 qershorit që u përshendet nga faktori ndërkombëtar nga Brukseli në Uashington. Por më pas siç dihet qeveria dërgoi në parlament ndryshime në Kushtetutë të pasuara edhe me mendime në Kodin Zgjedhor që e thyen konsensusin.

Nga ai moment opozita ka theksuar se prishja e konsensusit do të reflektojë në ecurinë e vendit drejt BE, por qeveria këmbëngul se kjo nuk ka për të ndodhur. I bindur u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në emisionin Opinion mbrëmjen e 5 tetorit. Sipas tij Shqipëria do të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare njëlloj me Maqedoninë e Veriut.

“Presidenti, por edhe kreu i opozitës kanë thënë se këto ndryshime (në Kodin Zgjedhor red.) mund të cenojnë mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE. Unë dua ta them këtu në emisionin tuaj që për fat të mirë, konferenca e parë ndër-qeveritare do të mbahet si për Shqipqërinë edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Europian ka sqaruar që kjo çështje nuk e reflekton” – tha Balla.

Por dokumenti i ministrisë së jashtme të Holandës i siguruar nga Lapsi.al që mbështet çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe e frenon atë me Shqipërinë ka një pikë të veçantë pikërisht për këtë çështje. Raporti i ministrit të jashtëm holandez citon Bashkimin Europian që shprehet i pakënaqur për mungesën e konsensusit.

“Në kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, Komisioni shprehet si më poshtë: “Ligji elektoral u ndryshua sipas rekomandimeve të ODIHR në 23 korrik nga parlamenti. Komisioni Europian arrin në përfundimin se pavarësisht nga ky rezultat pozitiv dialogu politik në vend duhet të përmirësohet në veçanti sa i takon reformës elektorale dhe zbatimit të saj” – thuhet në raportin e ministrit të jashtëm holandez.

Deri më tani, mazhoranca ka theksuar se ndryshimet që pasuan Kushtetutën me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe Kodin Elektoral nuk e prishën marrëveshjen e 5 qershorit. Mazhoranca nuk priti as Komisionin e Venecias për këto çështje duke e thelluar më tej klimën e përplasjeve politike, një temë që nuk është pritur mirë mesa duket si në Bruksel ashtu edhe në kancelaritë e tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëviznin pa maska, gjobiten mbi 600 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin, janë ndaluar 607 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me ma...

16:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI