Flash

Policia arreston 8 persona në Tiranë, zbulon arsyet

Lapsi.al 1 November 2020
Policia arreston 8 persona në Tiranë, zbulon arsyet

Policia e Tiranës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu shprehen se disa prej tyre akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, sikundër edhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur etj.

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Komisariati i Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin me iniciale E.S., 26 vjeç, pasi në rrugën “E Dajtit” gjatë kontrollit fizik dhe banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.T., 23 vjeç dhe K.E., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A.Ll., 32 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Ll., nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor kur i ka bërë shenjë ndalimi mjetit, ndërsa pasagjerët në mjet shtetasit H.T dhe K.E.,kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësitë e policisë, për të shmangur shoqërimin e tyre në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Ramadan Cejku”, ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

E.Sh., 42 vjeç, dhe J.V., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ;

A.D., 40 vjeç dhe M.V., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI