Flash

Basha: Rama do humbasë thellë prandaj përhap lajme të rreme, se po votove PD merr në qeverisje Ilir Metën e Monika Kryemadhin

Lapsi.al 31 October 2020
Basha: Rama do humbasë thellë prandaj përhap lajme të rreme,

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur si “lojë” në të cilën ai dhe PD s’do behen pjesë, lidhur me thëniet e kryeministrit Rama se “në rast se votojnë PD-në këto zgjedhje, shqiptarët do marrin s’i surprizë në qeverisje Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin”.

Por kryedemokrati tha se Edi Rama në këto zgjedhje do humbasë thellë, ndaj sipas tij po përhap lajme të rreme.

Basha tha se opozita s’do merret me këtë lojë politike. “Ju them që Rama do humbasë thellë ndaj përhap lajme të rreme, kjo arsyeja pse ndryshoi ligjin, prodhoi thashetheme pa vlerë!

Ne dhe unë nuk do e ndjekim në këtë lojë, s’do bëhemi pjesë e kësaj loje!”, u shpreh ai.

Ndërkohë që i pyetur për thëniet e Kryeministrit se prokuroria pas zgjedhjeve të ardhshme do merret me politikanët e korruptuar, Lulzim Basha tha se kjo taktikë e Ramës nuk do ecë dhe se shqiptarët do e ndëshkojnë me votë.

“Rama e di mirë se do humbasë zgjedhjet kjo është arsyeja pse përhap ditë përditë lajmet ë rreme, hapin thashetheme, flasin sikur kanë zbritur dje në Shqipëri.

Por taktika e tij nuk ecën më, e di që s’do humbasë thjesht dhe thellë nga vota popullore!

Rama e pati shansin 7 vite në krye të vendit për të mbajturin premtimet me të cilat erdhi në pushtet!

Veten e ka treguar shumë mirë, tani është koha për ndryshim e shqiptarët duan e do kenë ndryshim, asgjë nuk e shpëton Ramën nga llogaridhënia para shqiptareve për 7 vite dështim keqqeverisje e premtime të përmbajtura”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI