Flash

Turqi, deri më tani 27 viktima dhe mbi 800 të plagosur pas tërmetit në Izmir

Lapsi.al 31 October 2020
Turqi, deri më tani 27 viktima dhe mbi 800 të plagosur pas

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe 804 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që goditi qytetin e Izmirit, në Turqi, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 725 u plagosën në Izmir, ndërsa në provincat fqinje, 5 persona u plagosën në Manisa, dy në Balikesir dhe 54 në Aydin.

Më herët, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, tha se tërmeti shkaktoi një minicunami në qarkun bregdetar të Seferihisar, ku mbeti i plagosur të paktën një person. Nga AFAD thanë se mbi 450 automjete dhe mbi 3 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes, bashkë me 20 qenë nuhatës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 79 punonjës, 70 vullnetarë, 17 automjete dhe 5 kuzhina të lëvizshme që kanë kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.

AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4 500 batanije dhe 3 672 shtretër u dërguan në rajon.

Gjithashtu u bë e ditur se ndihma emergjente prej 5 milionë lirash turke (rreth 600 000 dollarë) u dërguan në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe 3 milionë lira turke (rreth 360 000 dollarë) u mundësuan nga AFAD.

AFAD njoftoi se më vonë, një tërmet tjetër 5,1 ballë goditi detin Egje, 20 kilometra larg rrethit Kusadasi të provincës turke Aydin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI