Flash

Rama i përgjigjet Metës: Eshtë kthyer në President lolo, i ka lëshuar pëllumbat...

Lapsi.al 31 October 2020
Rama i përgjigjet Metës: Eshtë kthyer në President lolo, i

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të ashpër kreut të shtetit, Ilir Meta duke e quajtur këtë të fundit si “President lolo”. Nga ana tjetër edhe Meta nuk i ka kursyer sulmet personale një natë më pare në “Zonë e Lire”, duke e quajtur Edi Ramën si ‘qen bir qeni”, dhe ‘këlysh Blloku”.

Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit, ka shigjetuar kreun e shtetit, duke thënë se ky i fundit ka si strategji që të nxisë sherre për të dalë vetë i fituar.

Kryeministri është distancuar nga qëndrimet se Ilir Meta u bë Presidenti me votat e Partisë Socialiste. Ai tha se Meta kishte votat e tij në atë Kuvend dhe sipas Ramës, “synimi ishte t’i jepej opozitës një president, por siç tha ai jo një “president lolo”!

“Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe nga shqiptarët dhe nuk rri dot pa nxitur sherr?

Kur zihen dy vetë përfiton një i tretë thotë populli. Kjo është diviza e Ilir Metës, fut në sherr dy vetë që të përfitojë. Shqiptarët e bënë Kryeministër 30 vjeç dhe e bënë President 50 vjeç.

E do thonë se bëmë ne, por e bërë ti, jo, jo s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament.

Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Presidenti është kthyer në lolo, s’do thotë që ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Por me kalimin e moshës i ka lëshuar pëllumbat me kalimin e kohës. Të njëjtën gjë bënte edhe kur ishte çadra e opozitës, hidhte një gurë dhe fshihte dorën”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Zani Çaushi drejt lirimit nga burgu

Gjykata e Korçës ka zhvilluar dje seancën gjyqësore ndaj Myrteza Çaushit, i njohur si kreu i bandës së Vlorës. Gjykata i ka kërkuar institucionit të vuajtjes së...

20:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI