Flash

“Polic ke qenë e polic do mbetesh”/ Lleshaj justifikohet për fyerjet në Kuvend

Lapsi.al 30 October 2020
“Polic ke qenë e polic do mbetesh”/ Lleshaj justifikohet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është justifikuar për fjalët fyese në drejtim të uniformave të policisë kur iu drejtua deputetit Myslim Murrizi me fjalët: “Polic ke qenë e polic do mbetesh”. Kjo deklaratë shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale pasi u konsideruara aspak etike që vetë ministri i brendshëm të përdorë fjalën “polic” në kuptim pezhorativ. Në një postim të gjatë në Facebook, Lleshaj justifikohet se fjalët e tij janë keqkuptuar edhe pse në fillim kërkon ndjesë për atë që ka thënë.

“I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve” – thotë Lleshaj. Nëse sheh videon më poshtë Lleshaj nuk e përmend fare policinë financiare të viteve 90. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Deputeti socialist, Anastas Angjeli është infektuar nga koronavirusi. Angjeli është vetëkarantinuar, ndërsa mësohet se ka simpatoma të lehta virusi. Ai ka rezul...

20:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI