Flash

Mbyllja e dytë/ Eugena Tomini: E gjithë Tirana është në vëzhgim, rrezikon çdo zonë që ka grumbullim të rinjsh

Lapsi.al 30 October 2020
Mbyllja e dytë/ Eugena Tomini: E gjithë Tirana është në

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për tu mbyllur me zona, në varësi të grumbullimeve që do të ketë dhe të mosrespektimit të masave.

Në një intervistë për TVKlan, Tomini shton se përveç ish-Bllokut që është konsideruar një pikë e nxehtë, po hetohet e gjithë Tirana nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret. Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç,”– tha ajo.

Numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 3 viktima dhe 319 të infektuar. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/minister e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diksutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish0Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.

Të këshilluara

Adele, e lidhur me reperin amerikan

Këngëtarja është zyrtarisht e lidhur me reperin britanik Sketpa. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre nisën që tetorit të kaluar, lidhja është konfi...

17:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI