Flash

Harta e Covid në Shqipëri, si është shpërndarë virusi sipas qyteteve

Lapsi.al 30 October 2020
Harta e Covid në Shqipëri, si është shpërndarë

Ministria e Shëndetësisë raporti se sot janë bërë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 319 qytetarë (275 ishin një ditë më parë), 90 janë shëruar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Janë kryer 1534 testime në të gjithë vendin. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319

Të shëruar ne 24 orë 90

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634

Raste të shëruara 11,097

Raste Aktive 9,035

Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566

Durrës 847

Fier 692

Korçë 569

Shkodër 522

Lezhë 405

Elbasan 395

Vlorë 360

Berat 266

Kukës 191

Gjirokastër 129

Dibër 93

Apeli i MSH – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Të këshilluara

Adele, e lidhur me reperin amerikan

Këngëtarja është zyrtarisht e lidhur me reperin britanik Sketpa. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre nisën që tetorit të kaluar, lidhja është konfi...

17:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI