Flash

Mbyllje e dytë e vendit? Basha: Çdo masë shtesë rezultat i dështimit të Ramës

Lapsi.al 30 October 2020
Mbyllje e dytë e vendit? Basha: Çdo masë shtesë rezultat i

Lulzim Basha deklaroi sot se çdo masë shtesë kufizuese, përfshi edhe mbylljen e dytë nga COVID-19 do të jetë rezultat i dështimit të Ramës.

Basha thotë se Rama fshihet mbrapa grupit të tij të ekspertëve, ndërkohë që shton se ekspertët e vërtetë i kanë kërkuar masat e tjera më parë si rritja e testimeve, rimbursimi i ilaçeve, apo dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

Ai shton se nëse këto masat do të merreshin më parë atëhere Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë ku është sot.

"Nuk ka asnjë dyshim që ai grup i ekspertëve po vepron si fasadë e dështimeve të Ramës. Ai ka dështuar me qëllim me menaxhimin e krizës. Arsyet ja u thashë. Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, pacientët e qytetarët. Rama ia ka harxhuar për klientët.

Përgjegjësia është e tij, nuk mund të fshihet pas grupit të ekspertëve. Ekspertët kanë folur para nesh, kanë kërkuar rritje të testimeve, rimbursim të paketës së ilaçeve, këta janë të vërtetët. Të tjerët janë fasadë e Ramës.

Nëse do ishin marrë këto masa, situata do ishte shumë më e lehtë për t’u përballuar sa ç’po bëhet nga ora në orë. S’ka asnjë alibi pse nuk janë marrë masat. Çdo dështim dhe masë kufizuese është rezultat dhe produkt i dështimit të Ramës, i menaxhimit në  kohë. Nuk ka pasur asnjë plan për të ndihmuar njerëzit e sistemit, por është fshehur dhe fshihet ndërkohë që vijon të vjedhë paratë e shqiptarëve.

Mos e krahasojë veten me Francën dhe Gjermaninë, se del si rruajtur qethur ky i hajduti. Krahaso me Maqedoninë e Veriut, që ka paketën e 4-t. Padiskutim, rritja e numrit të testimeve, rrit aftësinë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. E ka thënë OBSH, është e faktuar. Sa më pak të testosh, aq më pak të infektuar dalin. Sa më shumë, aq më tepër lind nevoja për masa.

Të mbrosh, të pajisësh mjekët, ky nuk e ka bërë, të rimbursosh ilaçet, ky nuk e ka bërë. Mban testimet në nivel të ulët e pastaj thtoë në Kuvend do vendosim kush do jetojë e kush do vdesë.

Të tjerat janë pallavra, që njerëzit të hanë sapunin për djathtë. Vendi ka mundësi financiare për t’u pëballuar, por kryeministri vijon vjedh." - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet n...

10:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI