Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama-Vuçiç- Zaev në takim të përbashkët për Shengenin Ballkanik: Ftojnë Kosovën të bashkohet

Lapsi.al 30 October 2020
Rama-Vuçiç- Zaev në takim të përbashkët

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Presidenti Aleksendar Vuçiç, kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një takim përmes Zoom-it përrifillimin e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal që u prezantua vitin e kaluar. Veprimtaritë e nismës për bashkëpunimin e thelluar rajonal u shtynë për shkak të pandemisë Covid-19dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Tre udhëheqësit ranë dakord se kriza e ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, theksuan se nisma është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për takimin e ardhshëm mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje. Këtë vit, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.

Udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ata ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal.

Ftesa vjen në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit në shtator të këtij viti midis Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, që do të përfshijë përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, me qëllim përshpejtimin e zbatimit të veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Udhëheqësit ranë dakord se nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve tëpërbashkëta në infrastrukturë për agjendën e zhvillimit të rajonit, në përputhje me Paketën Ekonomike e të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, tre Liderat u dakortësuan të thellonin bashkëpunimin dhe të linjëzojmë politikat në lidhje me shëndetin publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19.

Tre udhëheqësit thanë se shpresonin që, së shpejti, edhe qeveritë e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund t’i bashkoheshin nismës. Kështu, mund të arrihet një bashkëpunim më i mirë ekonomik midis të gjitha vendeve të rajonit, çka do të sillte si rezultat rritjen e lirive, tregtisë dhepërgjithësisht, standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit.

Të këshilluara

Adele, e lidhur me reperin amerikan

Këngëtarja është zyrtarisht e lidhur me reperin britanik Sketpa. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre nisën që tetorit të kaluar, lidhja është konfi...

17:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI