Flash

Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Lapsi.al 30 October 2020
Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Deputeti socialist, Anastas Angjeli është infektuar nga koronavirusi. Angjeli është vetëkarantinuar, ndërsa mësohet se ka simpatoma të lehta virusi. Ai ka rezultuar pozitiv pas testimit që ka bërë ditën e sotme. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifra rekord me të infektuar ditorë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u konfirmuan 319 raste të reja me COVID-19 dhe tre viktima. Situata vijon të përkeqësohet, ndërsa qeveria ka njoftuar se nga dita e hënë nis zbatimi i masave të para kufizuese, duke mbyllur universitetet dhe konvitet, ndërsa po shqyrtohet mbyllja pjesërisht e lokaleve dhe restoranteve në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI