Flash

Lider i opozitës? Meta: Nuk dal dot në rrugë...

Lapsi.al 30 October 2020
Lider i opozitës? Meta: Nuk dal dot në rrugë...

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidoi Brukselin duke rivotuar Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias. Gjatë intervistës në “Zonë e lirë”, Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.

“Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri.

Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anën e tij duke i dhënë reformën në drejtësi. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Nuk dal dot në rrugë. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë” - tha Meta.

Por edhe pse thotë se është “lider i Shqipërisë”, Meta u pyet se mos ndoshta po sillet si “lider i opozitës”.

“Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë, nuk më intereson politika tani” – përsëriti Meta duke e shmangur nje pergjigje te drejtperdrejte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zani Çaushi drejt lirimit nga burgu

Gjykata e Korçës ka zhvilluar dje seancën gjyqësore ndaj Myrteza Çaushit, i njohur si kreu i bandës së Vlorës. Gjykata i ka kërkuar institucionit të vuajtjes së...

20:13

Deputeti i PS-së infektohet me Covid 19

Deputeti socialist, Anastas Angjeli është infektuar nga koronavirusi. Angjeli është vetëkarantinuar, ndërsa mësohet se ka simpatoma të lehta virusi. Ai ka rezul...

20:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI