Flash

Pandemia, Boris Johnson fut sërish në karantinë Britaninë e Madhe

Lapsi.al 31 October 2020
Pandemia, Boris Johnson fut sërish në karantinë Britaninë e

Britania pritet të rikthejë një formë të bllokimit kombëtar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Boris Johnson do të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet, shkruajn “Times” dhe “The Guardian”.

Shkencëtarët paraqitën raportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt se edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’. Detajet priten të zbulohen ditën e hënë por sipas mediave britanike të mërkurëm më 4 nënëntor pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Boris Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Deti tani Britania e Madhe ka shënuar 992,874 të infektuar, nga të cilët janë ndërruar jetë, 46,319

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI