Flash

Basha-Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Duhen veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fondet

Lapsi.al 2 November 2020
Basha-Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Duhen veprime

Lulzim Basha e ka nisur javën e re me një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për të marrë vendime dhe veprime të shpejta për të përballuar pasojat e pandemisë.

Basha thotë se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë edhe pse vala e dytë e COVID-19 ishte e paralajmëruar.

Ai shton se po të kishte dëgjuar opozitën, qeveria do i kishte marrë masat e duhura më parë teksa sot Basha kërkon sërish nga Rama të lërë llafet dhe të rrisë testimet dhe fondet për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.

STATUSI: 

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI