Flash

Mësimi online, cilat janë pengesat për studentët shqiptarë

Lapsi.al 2 November 2020
Mësimi online, cilat janë pengesat për studentët

Sot zyrtarisht ka nisur viti akademik 2020- 2021 në Shqipëri. Ashtu si dhe semestri i dytë i vitit të kaluar, auditorët do vijojnë të mbeten bosh ngaqë mësimi do të realizohet online. Askush nuk thotë se sa kohë do të vazhdojë realizimi i programit virtualisht, por ajo që thuhet me siguri është se problematikat dhe vështirësitë do të mbeten për studentët.

Rezultatet e një sondazhi që sapo ka publikuar ABC Tirana Club, identifikojnë vështirësi që kanë hasur studentët nga zhvillimi i mësimit online në semestrin e dytë gjatë muajve të pandemisë. 40 përqind e studentëve janë shprehur se eficenca në marrjen e njohurive online, krahasuar me formatin e qëndrimit në auditor virtual dhe atë në auditor, është “më keq” ose “shumë më  keq”. Kurse për shfrytëzimin e literaturës së detyrueshme në kushtet e mësimit online, rreth 45 përqind e tyre pohuan se ishte “më keq” ose “shumë më keq”, krahasuar me kushtet kur ata e zhvilluan mësimin në auditor gjatë semestrit të parë.

Sondazhi është realizuar me 550 studentë të nivelit Bachelor dhe Master gjatë periudhës kohore 28 shtator- 26 tetor në 6 universitetet publike të vendit: “Ismail Qemali”, Vlorë; “Fan Noli”, Korçë; “Aleksandër Moisiu”, Durrës; “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; “Eqerem Çabej”, Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në përgjigjet e tyre, 28.4 përqind kanë përcaktuar si faktorin më negativ në mbarëvajtjen e mësimit përzgjedhjen nga pedagogët të aplikacionit për komunikimin në grup, ndërsa 22 përqind e studentëve pohoi si faktor më negativ, prezantimin e temave nga pedagogët dhe 20.9 përqind, cilësinë e linjës së internetit që kishin në dispozicion.

Sa i takon nivelit të angazhimit të pedagogëve, rreth gjysma e përgjigjeve, 51.7 përqind, ishte për alternativën “njësoj”, kurse 20.4 përqind pranuan alternativën “më i keq”, 2.4 përqind “shumë më i keq”, ndërkohë që 17.1 përqind e tyre e përshkroi “më i mirë” nivelin e angazhimit të pedagogëve, ndërsa 8.4 përqind si “shumë më i mirë”.

Studentët, më shumë se gjysma, 52.9 përqind, janë shprehur se dëshirojnë që programi mësimor gjatë këtij vitit akademik të zhvillohet me prezencë në auditor. Ndërkohë që 10.2 përqind preferojnë versionin online dhe pjesa tjetër, 36.9 përqind, janë shprehur se duan kombinimin e të dyja metodave.

Projekti i grupimit studentor ABC Tirana Club, që mbështetet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, do të vijojë me zhvillimin e workshp-eve me studentët në Vlorë, Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër me qëllimin e mbështetjes së studentëve, për të qenë më efektivë në kushtet e zhvillimit të procesit mësimor në distancë nga Covid19. Duke ndarë me ta eksperienca të përdorimit të platformave të komunikimit në grup, për metodat më efikase të kërkimit të literaturës, kryerjes së detyrave të kursit, punimeve të diplomës etj. Organizatorët e projektit do të publikojnë dhe një manual në versionin online dhe print me udhëzime bazike për studentët në kushtet e zhvillimit të mësimit në distancë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI