Flash

PD reagon për shkollën "Sami Frashëri": Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën dhe propagandën e ndërtuar nga qeveria

Lapsi.al 2 November 2020
PD reagon për shkollën "Sami Frashëri": Tërmeti

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar sërish duke publikuar foto nga shkolla "Sami Frashëri" ku punimet janë pezulluar.

Tabaku thotë se edhe sot mbas thuajse 1 javë nga denoncimi i fundit nuk punohet në asnjë kantier duke publikuar pamje dhe nga zona e bllokut të "5 Majit" në Tiranë.

Ajo thotë se fadromat ndizen vetëm kur i duhen Veliajt për të bërë foto teksa duan t’i manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënyjer dhe sapo ato fiken puna ndalon.

"Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda!

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.

Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet!", shkruan Tabaku.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI