Flash

Artan Hoxha nxjerr fotot: Rama e Meta me subjektet e OFL-së, bëjnë sikur zihen sa herë fillon fushata

Lapsi.al 2 November 2020
Artan Hoxha nxjerr fotot: Rama e Meta me subjektet e OFL-së,

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar me foto dhe me emra, të ashtuquajturit subjektet e OFL-së me të cilët, maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se shoqërohet për të ‘bërë pazare’. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ka shpërndarë fotot e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin. Por nuk i ka harruar edhe “bëmat” e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, edhe pse tanimë hedh akuza ndaj kreut të shtetit, vetëm pak kohë më parë i cilësoi si normale pozat e tij me një tjetër subjekt të OFL-së, Ardian Çapja.

“Bëni sikur ziheni, sa herë fillon fushata elektorale, për t’i hedhur hi syve të popullit. Nuk janë problem subjektet e OFL-së, ata i dimë dhe i njohim me kohë, problem janë “objektet”, të cilët rrinë me subjektet e OFL-së, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri… Në vend t’u çojnë formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, që drejtojne shtetin, ua çojnë subjekteve të OFL-së, që paguajnë edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….,”-shkruan ndër të tjera gazetari Hoxha.

Subjektet e OFL-se.

Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja” u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Ardian Çapja është shënjestra e atentateve. Familja Çapja në Elbasan është akuzuar si e përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Altin Hajri, është i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI