Kryetari i Partisë Demokratike ka organizuar një takim me pedagogë këtë pasdite, të cilët pranojnë se ka shumë vakume dhe problematika në universitete. Pedagogët tregojnë se ata nuk janë trajnuar e as nuk janë përgatitur për rinisjen e mësimit, sidomos atij online.
Pedagogët afirmojnë se janë paraqitur platforma nga më të ndryshmet dhe nuk është e qartë për ta se kush do të zbatohet. Ata pohojnë se problematikat në arsimin e lartë kanë qënë të mëdha dhe se infrastruktura për mësimin online mungon. Njëzëri ata kanë uruar që kjo periudhë e mësimit online të zgjasë veç një muaj.