Flash

Vidhet banesa në Elbasan, policia: Autorët morën një sasi të konsiderueshme parash

Lapsi.al 2 November 2020
Vidhet banesa në Elbasan, policia: Autorët morën një sasi

Gjatë natës së 31 tetorit është vjedhur një  banesë në fshatin Shirgjan të Elbasanit.

Policia  sqaron se autorët ende pas dy ditësh nuk janë identifikuar. Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash në paund.

Banesa është e 34-vjeçarit me iniciale A.Ll, por në momentin e vjedhjes nuk ka pasur asnjë person brenda në të.

"Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë", shkruan policia e Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI