Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shtojë testimet, të rimbursojë ilaçet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që po kurohen në shtëpi, si dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, thekson Basha.
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1323214812629868544