Virusi Covid-19 ka sjellë shumë probleme në gjyimin e dosjeve penale dhe atyre civile në qytetet e Vlorës dhe Elbasanit. Gjykata e Elbasanit e cila sot është hapur sot për qytetarët ka shfaqur sërsh probleme, pasi 6 sekretare kanë rezultuar të prekura nga pandemia. Duke qënë se puna nuk mund të kryhet pa praninë e sekretareve gjyqësore, puna ka ndalur në këtë institucion. Dy sekretare të tjera kanë rezultuar të prekura edhe në prokurorinë e Elbasanit.
Sa i takon gjykatës së Vlorës, edhe aty janë hasur probleme për shkak se 6 punonjës të kësaj gjykates, mes të cilave edhe dy gjyqtare kanë rezultuar të infektuara, duke krijuar ështu probleme të mëdha me afatet dhe kohëzgjatjen e gjykimeve.