Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se vendit i duhet një ndryshim, pais sipas tij kryeministri Edi Rama nuk do të bëjë në mandatin e tretë qeverisës ato që nuk bëri në 8 vite.
Ai shtoi se ndryshimi vjen duke “larguar të keqen”.
“Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike.
Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat.
Ai e ka zgjedhur rrugën e tij, 8 vjet këtë punë ka bërë, mendoni se do ndryshojë? Atë që s’ka bërë tetë vjet mendoni se do ta bëjë në 4 vitet e ardhshme?
Sigurisht që jo.
Ndaj duhet një ndryshim e ndryshimi fillon duke larguar të keqen.
Ju garantoj një gjë, që guri i mullirit që rrotullohet e bluan fatet e shqiptarëve sa herë ka rrotacion politik do ndalë, këtë herë ndryshimi do jetë ndryshim për mirë, për të gjithë”, tha Basha.