Në një takim me të rinj te “Qytet Studenti”, pasi ata protestuan kundër urdhrit që vendosi për mësimin online të universiteteve, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë me ta një histori personale që sipas tij tregon për keqmenaxhimin e pandemisë nga qeveria. Basha u ka treguar studentëve se përpara dy ditësh babai i tij kishte ditëlindjen dhe ai nuk mundi ta uronte nga afër.
“Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh...Nuk më vjen zor të them që nuk i shoh prej një muaj e gjysmë prindërit e mi, jo se nuk më merr malli, por sepse i ruaj. Madje para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë. Nuk ka gjë më të dhimbshme se të mos e urosh së afërmi, por e bëj për t’i ruajtur ata” rrëfeu kreu Basha