Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama: Jemi gati për fazën e dytë të riatdhesimeve, janë operacione të vështira, nuk po marrim fëmijët nga kopshti

Lapsi.al 27 October 2020
Rama: Jemi gati për fazën e dytë të riatdhesimeve, janë

Pas arritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama shprehet se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë tha se prej 1 viti, autoritetet shqiptare dhe ato të huaja po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre, por operacioni i kthimit në Shqipëri nuk është i lehtë. Ai tha se në këtë operacion ndikojnë shumë faktorë pengues.

"Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri.  Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse. Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje. Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti. Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit. Siç e kam thënë dhe sot, e gjithë kjo është mundësuar nga struktura në Liban të cilët më kanë informuar. Nuk dua të jap detaje pasi mund të kompromentojmë marrëdhëniet e ngritura me këto faktorë", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI