Flash

Kryemadhi: Bashkimi i i së majtës me të djathtën është çështje mbijetese

Lapsi.al 27 October 2020
Kryemadhi: Bashkimi i i së majtës me të djathtën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sot për çështjen e listave dhe mënyrën se si do të shkojë opozita në zgjedhje. Kryemadhi tha se LSI është parti e majtë dhe fronti opozitar ka parti të djathta dhe të majta.

Sipas saj, çdo gjë do varet nga Kodi Zgjedhor por se bashkimi i së majtës me të djathtë nuk është çështje ideologjike, por mbijetese.

“Siç janë partitë e djathta që përfshihen në një listë të djathtë, partitë e majta përfshihen në një listë të majtë. Normal që nuk mund të pretendosh që një komunist apo një veteran i LANÇ ta shikojë veten në një listë me një antikomunist etj, janë më shumë emocione të krijuara nga jeta shoqërore dhe politike postkomuniste dhe gjatë kohës së komunizmit, por nga ana tjetër janë taktika elektorale sepse në momentin që ne kemi koalicionet me ligjin e vjetër përsëri do të jesh prapë, pra si i majti, si i djathti në një koalicion që do të shkosh në një front opozitar dhe nëse do të shkojmë me ndryshime kushtetuese pastaj ne do të ulemi dhe do të kemi strategjinë tonë, duke pasur parasysh fuqinë e dy koalicioneve. Çdo të thotë fuqia e dy koalicioneve? Bashkimi i të majtës me të djathtën nuk është çështje ideologjike por sot është çështje mbijetese, ku pika kryesore është çështja e integrimit europian, cili është drejtimi që do marrë Shqipëria sot?”, tha Kryemadhi.

Ajo u shpreh më tej se “ne sot kemi një kryeministër i cili në mënyrën më arrogante, harbute dhe perverse kërcet dhëmbët sikur të jetë ky po themi rreziku botëror ndaj institucioneve për të cilat shqiptarët për hir të së vërtetës kanë 30 vjet që aspirojnë për t’u bërë pjesë e këtij procesi”.

“Nga ana tjetër është një opozitë e bashkuar që pavarësisht bindjeve politike që kanë, ideologjisë, janë të gjithë bashkë për të krijuar këtë lehtësi për shqiptarët që të jenë pjesë e BE-së, i gjithë spektri politik, me të mirat dhe të këqijat, dikush është për pronën, dikush është për arsimin, dikush për privatizimin, janë disa gjëra që pavarësisht bindjeve, kemi një pikë të përbashkët. 25 prilli, shpëtimi i Shqipërisë nga aksidenti Rama dhe integrimi europian. Më pas në bazë të votave do jetë dhe shkrirja e detyrimeve që merr secili nga ne nëpërmjet votimit që qytetarëve iu bëjnë partive dhe individëve. Këto janë një lloj përgjegjësie që do marrë opozita e bashkuar ndaj qytetarëve”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Ajo tha se sot fuqia e opozitës qëndron tek bashkimi i saj. “Zgjidhja e problematikës është çlirimi i energjisë pozitive që kanë qytetarët shqiptarë që sot iu është ndrydhur. Përdorimi i maskës në rrugë është një detaj që ai të trajton si një kafshë pa gojë. Ai e bën këtë gjë për të parë se sa ky popull do durojë përuljen dhe nënshtrimin ndaj një njeriu që jo vetëm nuk njeh problematikat por e ka kthyer të gjithë procesin e pandemisë në një instrument për të parë reagimin e qytetarëve ndaj vendimeve të tij”, deklaroi Kryemadhi.

Të këshilluara

Dhunon ish-partnerin, arrestohet në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga specialistët për Hetimin e Krimit ...

11:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI