Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbështëti kërkesat e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Ai ka kërkuar që qeveria dhe parlamenti të presin Opinionin e Venezias para se të votojnë për Kodin Zgjedhor.
"Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë", shkruan Andrei Kovaçev në Twitter.