Flash

Eurodeputeti mbështet komisionerin Varhelyi: Rama duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias

Lapsi.al 26 October 2020
Eurodeputeti mbështet komisionerin Varhelyi: Rama duhet të presë

Eurodeputeti David Lega ka shkruar në Twitter se kryeministri Rama duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës në lidhje me Kodin Zgjedhor.

Sipas Legës, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.

Po ashtu edhe Oliver Varhelyi kërkoi nga parlamenti shqiptar që të marrë në konsideratë kërkesën për opinion të Metës në Komisionin e Venecias dhe të presë derisa ta japë atë.

Nga ana tjetër kryeministri Rama është shprehur se parlamenti do të votojë pa humbur  kohë për ta rrëzuar ose pranuar dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri", shprehet eurodeputeti.

https://twitter.com/DavidLega/status/1320736021412253702

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI