Flash

Kryemadhi: Mbështesim qëndrimin e komisionerit Varhelyi, Rama ka treguar mosbesim dhe frikë

Lapsi.al 27 October 2020
Kryemadhi: Mbështesim qëndrimin e komisionerit Varhelyi, Rama ka

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar qëndrimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi për të pritur opinionin e Venecia përpara se të votohet Kodi Zgjedhor. Kryemadhi ka thënë se mbështet qëndrimin e tij e më pas deklaroi se Rama ka frikë dhe ka treguar mosbesim kur shprehet se ndryshimet në  Kodin Zgjedhor do të votohen sa më parë.

"Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë angazhimi në këshillin politik i cili ka qenë i vështirë nga sjellja e mazhorancës. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit e cila është një pikë që krijon një garanci të ndërkombëtarëve. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese të 5 qershorit, Varhelyi i kërkoi mazhorancës që të presë opinionin e Venecias. Rama ka treguar mungesë të besimit. Unë e mirëpres kërkesën e komisionerit për zgjerim. Kjo nuk do të thotë se puna jonë do të ngelet deklarative. Synimi ynë është 25 prilli. Edhe Taulant Balla të numërojë votat e opozitës më 25 prill, nuk mund ta ndryshojë dot rezultatin e fitores", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI