Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Qeveria e Kosovës: Presim ftesën zyrtare për Minishengenin

Lapsi.al 27 October 2020
Qeveria e Kosovës: Presim ftesën zyrtare për Minishengenin

Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ende s’ka marrë ftesë zyrtare për takimin e radhës për Minishengenin.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyra për media në kuadër të Kryeministrisë.

“Zyra e Kryeministrit të Kosovës është në pritje të ftesës për këtë takim. Sapo të arrijë ftesa dhe të kemi një përgjigje, atë do ta bëjmë publike për mediat dhe opinionin”, thuhet në përgjigjen e saj.

Takimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Minishengeni Ballkanik, pritet të zgjojë vëmendje të madhe, pasi Kosova për herë të parë mund të marrë pjesë në këtë takim, i cili me shumë gjasë do të mbahet online si pasojë e pandemisë.

Pjesëmarrja e Kosovës në tryezën e bisedimeve të Minishengenit Ballkanik, është një prej pikave që është paraparë në marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të këtij viti.

Kosova kishte kundërshtuar ashpër idenë e MiniShengenit, pasi ishte vlerësuar se ajo i largon vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane. Një ide të tillë e kishin kundërshtuar njëzëri i gjithë faktori politik në vend.

Në takimin e parë të MiniShengenit, Serbia nuk e kishte ftuar Kosovën, derisa më pas në ftesat e bëra nga Shqipëria e Maqedonia, Kosova ishte përgjigjur negativisht.

Në takimet e Minishengenit synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Një ide të tillë vazhdimisht e kishte përkrahur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, në adresë të të cilit krerët e politikës kosovare kishin dërguar mjaft kritika dhe akuza.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI