Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama shuplakë ndaj BE/ Socialistët votojnë kundër eurokomisionerit Varhelyi

Lapsi.al 27 October 2020
Rama shuplakë ndaj BE/ Socialistët votojnë kundër

Socialistët i kanë dhënë shuplakën e parë rekomandimit të Brukselit. Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthim në Kuvend të ndryshimeve të njëanëshme në Kodin Zgjedhor, që përmbysnin marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas një debati për më shumë se 2 orë, 15 prej 17 anëtarëve të këtij komisioni votuan kundër dekretit ndërsa vetëm dy prej tyre 2 pro, deputetët e opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita.

Këtë qëndrim të PS, e cila votoi kundër rekomandimit të BE dhe të  eurokomisionerit të zgjerimit Varhelyi për të pritur më parë një opinion të Komisionit të Venecias e pati paralajmëruar vetë Rama.

https://lapsi.al/2020/10/27/ndryshimet-e-kodit-be-shton-presionin-per-zgjedhjet-rama-nuk-dorzohet/

"E kam sqaruar dhe komisionierin në një bisedë që kemi pasur që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet me 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim trë përmirësojë Kodin Zgjedhor por ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces.

Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për tu adresuar çfarëdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit" deklaroi ai.

Por menjëherë pas këtij akti reagoi PD: "Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që, për hallin e pushtetit të tij, është gati t’i shpallë luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë" tha opozita me gojën e Gazmend Bardhit!

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI